7001 raste të dyshuara me kolerën në 14 provinca të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36802-7001_raste_të_dyshuara_me_kolerën_në_14_provinca_të_jemenit
Organizata Botërore e Shëndetësisë të hënën ka bërë të ditur për zbulimin e 7001 raste të dyshuar me sëmundje të kolerës në 14 provinca të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 29, 2016 04:04 Europe/Tirane
  • 7001 raste të dyshuara me kolerën në 14 provinca të Jemenit

Organizata Botërore e Shëndetësisë të hënën ka bërë të ditur për zbulimin e 7001 raste të dyshuar me sëmundje të kolerës në 14 provinca të Jemenit.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se për shkak të bllokadës ndaj Jemenit, spitalet e këtij vendi po përballen me mungesë të madhe të medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore dhe sëmundje e kolerës është duke u përhapur shumë shpejtë në Jemen. Mungesa e ujit të pijshëm, kushtet e papërshtatshme higjienike të krijuara për shkak të bombardimit të objekteve higjienike dhe shëndetësore të Jemenit nga regjimi Al Saud, si dhe moslejimi i këtij regjimi për të krijuar kushtet e duhura për të ndihmuar popullin e Jemenit, kanë shtuar mundësinë për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse si kolera në mesin e banorëve të Jemenit. Julien Harneis, përfaqësues i UNICEF-it, gjithashtu kohëve të fundit ka deklaruar se gati 3 milionë njerëz në Jemen kanë nevojë urgjente për ndihma ushqimore, ndërsa 1.500.000 fëmijë jemenas po vuajnë nga të ushqyerit e keq. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.