Ban Ki-moon: Ndërtimi i kolonive sioniste akt provokativ
(last modified Wed, 30 Nov 2016 18:39:45 GMT )
Nëntor 30, 2016 19:39 Europe/Tirane
  • Ban Ki-moon: Ndërtimi i kolonive sioniste akt provokativ

Sekretari i përgjithshëm i OKB e cilësoi akt provokativ vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste në territoret palestineze dhe kërkoi rifillimin e bisedimeve të paqes.

Ban Ki-moon me rastin e Ditës ndërkombëtare të solidaritetit me popullin plaestinez, mbajti një fjalim në selinë e OKB në Nju Jork, ku kritikoi vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste dhe theksoi se ky veprim i Izraelit është i paligjshëm, dëmton rëndë demokracinë si dhe procesin e paqes izraelito-palestineze. Sekretari i përgjithshëm i OKB duke kërkuar rifillimin e bisedimeve të paqes për krijimin e dy shteteve të Palestinës dhe Izraelit, tha se vazhdimi i politikave të kolonizimit nga ana e Tel Avivit e errëson perspektivën e zgjidhjes paqësore të konfliktit dhjetëra vjeçar në Palestinë.

 

Tags