Liga Arabe kërkon pjesëmarrjen e Asad në zgjedhjet në Siri
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe (LA) deklaroi se pjesëmarrja e presidentit sirian Bashar Asad në zgjedhjet në Siri, është e paevitueshme.
Ahmed Abugejt, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, deklaroi sot se nëse qeveria dhe opozitarët sirianë arrijnë një marrëveshje armëpushimi, presidenti sirian Bashar Asad duhet ët marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Siri. Ai shtoi se kushti i zgjidhjes politike të krizës siriane përfshinë krijimin e një qeverie të përkohshme, ku të marrin pjesë eksponentë të qeverisë e të opozitës dhe që do të përgatisë kushtet për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike, ku të marrë pjesë edhe Bashar Asad. Ndër të tjera Abugejt kritikoi ndërhyrjet e Turqisë në punët e brendshme të Irakut e të Sirisë dhe shtoi se Turqia ka ndihmuar grupin terrorist ISIS me qëllim që të rrëzojë qeverinë e presidentit sirian Bashar Asad.