Sionistët plagosin me dhjetëra palestinezë
Forcat e regjimit sionist kanë sulmuar qytetin Abu Dis në lindje të Kodsit të pushtuar duke plagosur të paktën 50 palestinezë.
Sipas burimeve mediatike palestineze, forcat sioniste kanë sulmuar edhe universitetin e Kodsit në këtë qytet dhe kanë shtënë me armë zjarri ndaj të rinjve palestinezë duke plagosur 50 prej tyre. Forcat sioniste duke sulmuar rajone të ndryshme të BPLJ dhe të Kodsit të pushtuar kanë arrestuar me dhjetëra palestinezë. Forcat e regjimit sionist kanë sulmuar qytetet Nablus dhe Selif në veri të rajonit BPLJ dhe pasi kanë bastisur shtëpitë e banimit dhe dyqanet e palestinezëve kanë arrestuar 5 palestinezë. Forcat sioniste kanë sulmuar edhe qytezën Gerave Beni Hasan dhe kanë arrestuar disa palestinezë të tjerë. Ndërsa në jug të qytetit Urif në jug të Nablusit, forcat sioniste kanë arrestuar një student palestinez. Pothuajse çdo ditë forcat sioniste ndjekin të rinjtë palestinezë dhe i arrestojnë ata. Vlen të theksohet se që nga fillimi i intifadës palestineze e deri tani regjimi sionist ka martirizuar të paktën 265 palestinezë.