Vazhdojnë avancimet e ushtrisë së Sirisë në Alepo
(last modified Thu, 01 Dec 2016 06:25:03 GMT )
Dhjetor 01, 2016 07:25 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë avancimet e ushtrisë së Sirisë në Alepo

Ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Sirisë kanë çliruar rajonin Shejkh Sa'id në juglindje të Alepos në veri të këtij vendi nga pushtimi i terroristëve.

Agjencia e lajmeve SNA njoftoi se ushtria siriane me mbështetjen e forcave të rezistencës popullore, gjatë një operacioni ka sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në rajonin e rrethuar Shejkh Sa'id dhe ka vrarë me dhjetëra terroristë. Me dhjetëra terroristë të tjerë kanë lënë armët dhe municionin e tyre dhe kanë ikur në lagjet e tjera të këtij qyteti që akoma kontrollohen nga terroristët. Çlirimi i rajonit Shejkh Sa'id konsiderohet disfata më e madhe për grupet e armatosura terroriste që nga viti 2012 kur me mbështetjen e Turqisë kanë pushtuar disa lagje në pjesën lindore të Alepos. Në lidhje me këtë, Rami Abdurrahman, drejtori i observatorit për të drejtat e njeriut në Siri, deklaroi se marrja e kontrollit në pjesën veriore dhe lindore nga forcat e qeverisë së Sirisë, konsiderohet deklarim i kapitullimit të terroristëve. Forcat e ushtrisë siriane gjithashtu kanë çliruar tërësisht rrugën Kastilo për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Alepo. Ndërkohë për të katërtën ditë me radhë po vazhdojnë luftimet e ashpra mes forcave të Partisë Demokratike Kurde të Sirisë kundër terroristëve të ISIS në rrethinën e Hasakes në verilindje të këtij vendi.

Tags