Deklarata e Erdogan për Sirinë sqaron ambiciet dhe mashtrimet e tij
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37072-deklarata_e_erdogan_për_sirinë_sqaron_ambiciet_dhe_mashtrimet_e_tij
Qeveria e Sirisë deklaroi se deklarata e fundit e presidentit turk në lidhje me qëllimet e pranisë së forcave turke në Siri, vërteton qartë mashtrimet e tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2016 14:41 Europe/Tirane
  • Deklarata e Erdogan për Sirinë sqaron ambiciet dhe mashtrimet e tij

Qeveria e Sirisë deklaroi se deklarata e fundit e presidentit turk në lidhje me qëllimet e pranisë së forcave turke në Siri, vërteton qartë mashtrimet e tij.

Rexhep Taip Erdogan deklaroi të martën se qëllimi i pranisë së forcave turke në territorin e Sirisë është rrëzimi i qeverisë së presidentit sirian Bashar Asad. Një funksionar i Ministrisë së Jashtme të Sirisë deklaroi sot se “kjo deklaratë e presidentit turk dëshmon qartë se agresioni i forcave turke në territorin sirian është rezultat i ambicieve dhe iluzioneve të Erdoganit.” Ky funksionar sirian shtoi:” Këto iluzione dhe ambicie kanë pushtuar opinionin e këtij diktatori radikal dhe e kanë bërë Turqinë bazë për grupet terroriste.” Që prej 24 Gushtit të këtij viti, Turqia nisi operacionin “Mburoja e Eufratit” me pretekstin e luftës ndaj grupeve terroriste dhe militantëve kurdë në Siri. Por tashmë presidenti turk deklaron se qëllimi i forcave turke është rrëzimi i qeverisë siriane. Edhe Rusia është shprehur e habitur nga deklarata e presidentit turk për Sirinë dhe këtë deklaratë e ka cilësuar “të pamenduar”. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka sqaruar në një bisedë telefonike kolegut rus Vladimir Putin për deklaratën e tij lidhur me shkatërrimin e Bashar Al Asad, ka deklaruar sot këshilltari i presidentit rus Juri Ushkakov. Kremlini mbrëmë bëri të ditur se Putin dhe Erdogan kanë biseduar me telefon për Sirinë dhe në veçanti për situatën me Aleppo. Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë dje se Moska është e befasuar me deklaratën e Erdoganit se forcat turke janë prezent në Siri për ta rrëzuar qeverinë e Asadit dhe se për këtë kërkojnë sqarim nga Ankaraja. Padyshim, deklaratat e funksionarëve turq për ndryshimin e regjimit në Siri dëshmon për shtimin e arrogancës dhe prepotencës së Turqisë në shkeljen e sovranitetit të Sirisë. Zgjedhja dhe ndryshimi i regjimit në Siri është e drejtë vetëm e popullit sirian dhe e askujt tjetër.  Deklarata e presidentit turk edhe një herë tregoi se roli i faktorëve të jashtëm në nxitjen e krizës në Siri është shumë më i madh se roli i faktorëve të brendshëm. Kjo deklaratë mund të konsiderohet edhe si një lëvizje propagandistike e Erdoganit për t’iu shmangur përgjigjes ndaj pyetjes së drejtë të opinionit publik turk se cili është rezultati i ndërhyrjes së kushtueshme disavjeçare të Turqisë në Siri? Mbase me këtë deklaratë, Erdogan synon të ngrejë moralin e dobësuar të terroristëve që kanë pësuar disfata të rënda në Alepo. Sidoqoftë, ndërhyrjet e vazhdueshme të Turqisë në Siri nuk kanë mundur  të realizojnë ambicionet politike dhe territoriale të Turqisë në rajon dhe vazhdimi i këtyre ndërhyrjeve do të çojë në zhytjen e mëtejshme të Turqisë në batakun e Sirisë.