Europianëve u kërkohet të shkojnë në Siri
Myftiu i madh i Sirisë deklaroi se qeveria dhe populli sirian kanë paguar një çmim tepër të madh përballë mijëra terroristëve që kanë shkuar në Siri nga Europa dhe e gjithë bota.
Sheikh Ahmed Bedrudin Hasun, myftiu i madh i Sirisë, duke folur në Parlamentin e Irlandës, kërkoi nga qytetarët europianë të vizitojnë Sirinë dhe të njihen nga afër me realitetin atje. Ai tha se Irani dhe Rusia gjithmonë kanë qenë mbrojtës të popullit sirian dhe këto dy vende kurrë nuk kanë vrarë civilë, por përkundrazi i kanë mbrojtur ata. Myftiu i madh i Sirisë tha se qëkur terroristët filluan të vijnë në Siri, qeveria e Damaskut i kërkoi Teheranit dhe Moskës t’a ndihmojnë në përballjen me grupet terroriste takfiristë që nuk kanë asnjë lidhje me fenë islame, por janë vegla të disa vendeve perëndimore e të rajonit që kërkojnë përmbysjen e qeverisë së Sirisë.