Vriten pesë terroristë të ISIS në Kirkuk
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37222-vriten_pesë_terroristë_të_isis_në_kirkuk
Burime të ushtrisë irakiane njoftuan se 5 terroristë të ISIS janë vrarë sot, në një kohë që po vendosnin bomba në rrugën e përdorur nga refugjatët për kthimin në qytetin Havixha në jugperëndim të qytetit Kirkuk.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2016 16:34 Europe/Tirane
  • Vriten pesë terroristë të ISIS në Kirkuk

Burime të ushtrisë irakiane njoftuan se 5 terroristë të ISIS janë vrarë sot, në një kohë që po vendosnin bomba në rrugën e përdorur nga refugjatët për kthimin në qytetin Havixha në jugperëndim të qytetit Kirkuk.

Një burim i sigurisë në provincën Anbar në perëndim të Irakut, deklaroi se dhjetëra civilë irakianë janë vrarë nga bombat e vendosura nga terroristët e ISIS në përpjekje për tu larguar nga rajonet e kontrolluara nga terroristët. Ndërkohë, forcat popullore Hashd Al Sh’abi kanë rrethuar sot nga tre drejtime rajonin strategjik Tel Atbe, si dhe kanë çliruar 21 rajone në rrethinat e qytetit Mosul.