Mbi 3 milion sirianë, invalidë të përhershëm për shkak të luftës
Dhjetor 03, 2016 09:05 Europe/Tirane
Sipas një raporti të OKB mbi 2.8 milion sirianë janë kthyer në invalidë të përhershëm për shkak të luftës 5 vjeçare në këtë vend.
Në raportin e kësaj organizate thuhet se çdo muaj rreth 30 mijë sirianë pësojnë dëmtime të rënda psikologjike për shkak të luftës. Ndërkohë 1.7 milion fëmijë sirianë janë të privuar nga arsimi dhe 1/3 e shkollave të këtij vendi janë mbyllur. Gjithashtu mësohet se mbi 13 milion sirianë kanë nevojë të theksuar për ndihma humanitare për shkak të luftës së nisur në vitin 2011.
Tags