Thirrje për protesta kundër regjimit Al Khalifa në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37408-thirrje_për_protesta_kundër_regjimit_al_khalifa_në_bahrejn
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se grupet opozitare të regjimit Al Khalifa kanë kërkuar nga qytetarët e Bahrejnit që të dalin në protesta në rajonet Abu Sajba'a dhe Kerzekan që do të organizohen para fillimit të seancave gjyqësore të Shejkh Isa Kasem, autoritetit të lartë fetar bahrejnas dhe të Shejkh Ali Selman, sekretarit të përgjithshëm të organizatës Vefak.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2016 07:38 Europe/Tirane
  • Thirrje për protesta kundër regjimit Al Khalifa në Bahrejn

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se grupet opozitare të regjimit Al Khalifa kanë kërkuar nga qytetarët e Bahrejnit që të dalin në protesta në rajonet Abu Sajba'a dhe Kerzekan që do të organizohen para fillimit të seancave gjyqësore të Shejkh Isa Kasem, autoritetit të lartë fetar bahrejnas dhe të Shejkh Ali Selman, sekretarit të përgjithshëm të organizatës Vefak.

Qytetarët bahrejnas edhe të shtunën kanë protestuar kundër politikave diskriminuese të regjimit Al Khalifa duke marrë pjesë në një protestë të gjerë në rajonin Deraz në perëndim të Manamas, kryeqytetit të Bahrejnit. Protestuesit kanë hedhur slogane kundër politikave të sunduesve të regjimit Al Khalifa dhe kanë theksuar ndërprerjen e dënimit të personaliteteve të dalluara të Bahrejnit. Ndërkohë, grevat dhe protesta qytetare përpara shtëpisë së Shejkh Kasem në rajonin Deraz, po vazhdojnë akoma pavarësisht pranisë së madhe të forcave të sigurisë dhe policisë. Vlen të theksohet se regjimi Al Khalifa i Bahrejnit më 21 qershor 2016 ka anuluar shtetësinë bahrejnase të Shejkh Isa Kasem.