Çlirohen katër fshatra në Mosul
(last modified Sun, 04 Dec 2016 18:55:12 GMT )
Dhjetor 04, 2016 19:55 Europe/Tirane
  • Çlirohen katër fshatra në Mosul

Ministria e mbrojtjes e Irakut deklaroi se katër fshatra në aksin operativ Pal Nuran në veri të Mosulit, janë çliruar nga zgjedha e ISIS dhe në këtë fshatra janë dislokuar forca të ushtrisë irakiane.

Gjithashtu ushtria irakiane ka çliruar lagjet Al Herba dhe Al Arabi në veri të Mosulit, duke vrarë dhjetëra terroristë të ISIS, ndërsa dhjetëra të tjerë janë detyruar të largohen, duke hedhur armët. Me çlirimin e këtyre rajoneve, aksi verior do të lidhet me aksin lindor të Mosulit. Gjithashtu në rajonin Khan Sulejmanie të Irakut është zmbrapsur një sulm i terroristëve të ISIS kundër një fshati dhe forcat kurdë Pishmerga gjatë luftimeve kanë vrarë të paktën 17 terroristë të ISIS, ndërsa qindra të tjerë janë detyruar të arratisen.

 

Tags