Ushtria siriane vazhdon të avancojë në veri të vendit
Gjatë ditës së sotme, forcat e ushtrisë siriane kanë çliruar edhe disa rajone të tjera në lindje të Alepos, duke u dhënë një grusht të rëndë grupeve terroriste.
Ushtria dhe forcat popullore të Sirisë kanë çliruar tre rajone strategjike Al Masir, Xhure Avad dhe Zohre Avad në lindje të Alepos, duke vrarë dhjetëra terroristë dhe duke shpëtuar banorët e këtyre zonave të cilët janë transferuar në rajonet perëndimore të Alepos të kontrolluara nga qeveria siriane. Gjithashtu forcat siriane kanë çliruar edhe rajonin Al Xhezmani në lindje të Alepos dhe kanë spastruar këtë zonë nga prania e terroristëve të ISIS dhe të frontit Al Nusra. Qendra informative libaneze Al Ahd bëri të ditur se me intensifikimin e sulmeve siriane në lindje të Alepos, një numër i madh i terroristëve janë duke u arratisur nga rajonet lindore në afërsi të kufirit mes Sirisë dhe Turqisë. Ministria e mbrojtjes e Sirisë bëri të ditur sot se deri tani ushtria siriane ka marrë nën kontroll mbi 60 % të rajoneve lindore të Alepos që më parë kontrolloheshin nga grupet terroriste.