Zbulohet qendra mediatike e ISIS në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37519-zbulohet_qendra_mediatike_e_isis_në_mosul
Forcat e policisë federale të Irakut kanë zbuluar qendrën mediatike të ISIS në jug të qytetit Mosul.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2016 06:39 Europe/Tirane
  • Zbulohet qendra mediatike e ISIS në Mosul

Forcat e policisë federale të Irakut kanë zbuluar qendrën mediatike të ISIS në jug të qytetit Mosul.

Lajmi bëhet i ditur nga Shaker Xhudat komandant i policisë së Irakut i cili ka shtuar se në qendra mediatike e ISIS është zbuluar në rajonin Shehsi Mushrek në jug të lagjes Hamam Alil në jug të Mosulit. Ai tha se forcat irakiane kanë rritur të posedojnë qendrën dhe bankën informative të ISIS. Në këtë qendër janë zbuluar dokumentacione, kompjuterë, dokumente identifikimi, dokumente bujqësore dhe tapi fushash bujqësore të cilat ISIS i ka konfiskuar apo dhënë me qera. Përveç kësaj në këtë qendër janë gjendur informacione të plotë mbi anëtarët e ISIS dhe dokumente që tregojnë tregtinë e ISIS me vendet e huaja. Dokumentacioni i mbledhur nga forcat irakiane në këtë qendër konsiderohet tepër i rëndësishëm. Vlen të theksohet se operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur me urdhër të kryeministrit Hejdar Ebadi më 17 tetor të këtij viti. Që nga ajo kohë ushtria irakiane ka arritur të çlirojë shumë zona dhe lagje të qytetit Mosul, qendër e provincës Ninva.