Vazhdojnë sulmet e avionëve sauditë në Jemen
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar disa herë rajonet e ndryshme të Jemenit.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se avionët luftarakë të Arabisë Saudite të dielën kanë sulmuar të paktën 22 herë provincën Sa'de në veri të Jemenit. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë jemenas në mesin e tyre edhe disa fëmijë dhe gra. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar edhe qytetin Sirvah në provincën Meareb dhe kanë shkatërruar me dhjetëra shtëpi civile. Ndërkohë, me mijëra persona me të meta fizike dje njëkohësisht me rastin e ditën botërore të personave me të meta fizike kanë protestuar në rrugët e Sanas, kryeqytetit të Jemenit dhe pastaj janë mbledhur përpara zyrës së OKB dhe kanë kërkuar heqjen e bllokadës dhe dënimin e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite ndaj Jemenit. Kjo është në kohën kur forcat jemenase të dielën kanë goditur anijet luftarake të Arabisë Saudite në brigjet e provincës Taiz në jug të Jemenit. Vlen të theksohet se edhe në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite është shkatërruar një automjet ushtarak i Arabisë Saudite me të paktën shtatë pasagjerë.