Banorët e Alepos rikthehen në shtëpitë e tyre
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37594-banorët_e_alepos_rikthehen_në_shtëpitë_e_tyre
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë së transportit në Alepo, deklaroi se banorët e këtij qyteti do të kthehen në shtëpitë e tyre.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 05, 2016 21:10 Europe/Tirane
  • Banorët e Alepos rikthehen në shtëpitë e tyre

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë së transportit në Alepo, deklaroi se banorët e këtij qyteti do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Husejn Sulejamn, drejtori i përgjithshëm i kompanisë së transportit në Alepo, tha se fitoret e rëndësishëm të ushtrisë dhe forcave popullore të Sirisë përballë grupeve terroriste, kanë bërë të mundur që mijëra banorë të Alepos të rikthehen në banesat e tyre në zonat e çliruara nga pushtimi i terroristëve. Ai shtoi se njëkohësisht me kthimin e banorëve të Alepos në shtëpitë e tyre, forcat e ushtrisë dhe forcat popullore siriane po vazhdojnë operacionet për çlirimin e rajoneve të tjera të Alepos që ndodhen të pushtuara nga terroristët. Ndërkohë, ushtria siriane ka çliruar plotësisht tre fshatra në lindje të Alepos, duke asgjësuar dhjetëra terroristë, ndërsa ka marrë në kontroll të plotë rrugën që lidh lagjen Al Safur të Alepos me aeroportin e këtij qyteti.