Vazhdojnë krimet e terroristëve në Siri
Dhjetor 06, 2016 17:10 Europe/Tirane
Grupet e armatosura në Siri edhe një herë kanë sulmuar rajonet Fua dhe Kaferia në qytetin Edlib në veriperëndim të Sirisë.
Nga ky sulm i grupeve të armatosura dhe terroriste në Siri 3 civilë sirianë kanë humbur jetën dhe me dhjetëra të tjerë janë plagosur. Grupet terroriste të vendosura në fshatrat përreth rajoneve Fua dhe Kaferia janë përgjegjës për këtë sulm. Grupi terrorist i njohur me emrin Xhejshul Fat’h që është degë e frontit Nusra, lëvizje e varur nga Al Kaida dhe që mbështetet direkt nga Arabia Saudite, Turqia dhe Katari prej gushtit të vitit 2015 ka sulmuar rajonet e lartpërmendura dhe pothuajse për çdo ditë ndaj këtyre rajoneve lëshon predha dhe sulmon civilët me armë zjarri.
Tags