Shpërthim terrorist në lindje të Mosulit në Irak
Nga një shpërthim terrorist në lindje të qytetit Mosul në Irak me dhjetëra persona kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur.
Sipas një njoftimi të agjencisë Mehr të lajmeve, sot një autobombë ka shpërthyer në rajonin e sapoçliruar Bekr në lindje të Mosulit ku për pasojë 21 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur. Grupi terrorist ISIS për të rikuperuar humbjet dhe disfatat e tij të shumta përballë forcave irakiane, vazhdimisht kryen sulme me autobomba. Ndërkohë forcat popullore të Irakut Hashd Shaabi kanë arritur të çlirojnë rajonin Tel Abate në jugperëndim të Mosulit, nga prania e terroristeve të ISIS. Forcat anti-terrorizëm të Irakut nga ana tjetër kanë çliruar lagjen Hi Berid në verilindje të Mosulit. Vlen të theksohet se urdhërim për çlirimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS është dhënë nga kryeministri irakian Hejdar Ebadi më 17 tetor të këtij viti.