Mbi 3000 luftëtarë i bashkohen armëpushimit në rrethinën e Damaskut
(last modified Wed, 07 Dec 2016 11:48:00 GMT )
Dhjetor 07, 2016 12:48 Europe/Tirane
  • Mbi 3000 luftëtarë i bashkohen armëpushimit në rrethinën e Damaskut

Qendra e Rusisë për mbikëqyrjen e armëpushimit në Siri ka deklaruar se gjatë 24 orëve të kaluara mbi 3000 luftëtarë të armatosur (terroristë) në rrethinën e Damaskut, kanë dorëzuar armët dhe në mënyrë vullnetare janë dorëzuar pranë ushtrisë së Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se qendra e Rusisë për mbikëqyrjen e armëpushimit në Siri të mërkurën në një bulten informativ, ka bërë të ditur se luftëtarët (terroristët) e armatosur së bashku me familjet e tyre me autobus janë larguar nga qyteti Khan Shejkh në drejtim të provincës Edlib. Sipas kësaj qendre, pas negociatave të gjata është arritur marrëveshja për pranimin e armëpushimit nga këta kryengritës të armatosur në Siri. Gjatë këtij procesi janë dorëzuar edhe një sasi e madhe e armatimit të ndryshëm. Në raportin e kësaj qendre thuhet se terroristët kanë shkatërruar të gjitha shtëpitë dhe objektet publike të qytetit Khan Shejkh. Ky qytet i çliruar aktualisht është i pabanueshëm dhe rrugët e qarkullimit dhe të gjitha lagjet e tij janë të minuara dhe ekspertët e zbulimit të minave kanë thënë se në zona të ndryshme janë vendosur lëndë eksplozive nga terroristët. Qendra e Rusisë për mbikëqyrjen e armëpushimit në Siri gjithashtu ka njoftuar për një punishte për prodhimin e armëve në qytetin Khan Shejkh.

Tags