Ushtria irakiane avancon drejt Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37810-ushtria_irakiane_avancon_drejt_mosulit
Forcat irakiane kanë cliruar plotësisht një rajon në lindje të Mosulit duke vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë të ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 07, 2016 18:30 Europe/Tirane
  • Ushtria irakiane avancon drejt Mosulit

Forcat irakiane kanë cliruar plotësisht një rajon në lindje të Mosulit duke vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë të ISIS.

Gjeneral Abdulamir Jarullah, komandant operativ i provincës Ninva në veri të Irakut, bëri të ditur se ushtria dhe forcat popullore të Irakut kanë marrë nën kontroll rajonin Al Alam në lindje të Mosulit duke asgjësuar një numër të madh terroristësh. Ndërkohë, policia irakiane njoftoi se forcat e sigurisë së Irakut deri tani kanë çliruar 1/3 e provincës Ninva dhe shtoi se ushtria irakiane ka krijuar disa pikëkalime për kalimin e civilëve që largohen nga zonat e pushtuara nga terroristët e ISIS.