Arrestohet djali i Mohamed Mursit
Dhjetor 08, 2016 20:39 Europe/Tirane
Forcat e sigurisë së Egjiptit kanë arrestuar sot djalin e presidentit të përmbysur egjiptian Mohamed Mursi, i cili akuzohet se është përpjekur të nxisë dhunën kundër forcave qeveritare egjiptiane.
Osama Mursi, djali i Mohamed Mursit, u arrestua në banesën e tij në rajonin e quajtur Delta e Nilit. Ndërkohë javën e ardhshme do të zhvillohet procesi gjyqësor ndaj gazetarit Mohamed Abu Zejd, i cili që prej tre vitesh është i burgosur. Ai së bashku me 700 të burgosur të tjerë të akuzuar për pjesëmarrje në akte të dhunshme, do të dalë para gjykatës ushtarake të Egjiptit.
Tags