Avionët spiunazh të regjimit sionist shkelin hapësirën ajrore të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37939-avionët_spiunazh_të_regjimit_sionist_shkelin_hapësirën_ajrore_të_libanit
Burimet e sigurisë së Libanit kanë bërë të ditur se avionët spiunazh të regjimit sionist kanë shkelur hapësirën ajrore të Libanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2016 04:00 Europe/Tirane
  • Avionët spiunazh të regjimit sionist shkelin hapësirën ajrore të Libanit

Burimet e sigurisë së Libanit kanë bërë të ditur se avionët spiunazh të regjimit sionist kanë shkelur hapësirën ajrore të Libanit.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Libanit njoftoi se ushtria e Libanit të enjten ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se dy avionë spiunazhi të regjimit sionist kanë shkelur hapësirën ajrore të Libanit në rajone të ndryshme të këtij vendi dhe kanë patrulluar mbi qiellin e Libanit. Sipas kësaj deklarate, dy dronë spiunazhi të tjerë të regjimit sionist kanë hyrë në hapësirën ajrore të Libanit nga rajoni Ulema Sha'b dhe kanë patrulluar mbi qiellin e rajoneve jugore të Libanit, mbi qiellin e Bejrutit dhe të rrethinës së tij. Pavarësisht se kanë kaluar dhjetë vite që nga miratimi i rezolutës 1701 të KS të OKB në fund të agresionit 33 ditor të regjimit sionist kundër Libanit në vitin 2006, sionistët akoma vazhdojnë të shkelin hapësirën ajrore, tokësore dhe detare të Libanit.