Vendoset siguria në rajonet kufitare të Irakut me Sirinë
Burimet irakiane kanë njoftuar për vendosjen e sigurisë në kufijtë e këtij vendi me Sirinë.
Kanali televiziv Al-Nashrah njoftoi se Xhavad Al-Tajbavi, një prej funksionarëve të lartë të forcave vullnetare popullore Hashd Sha'bi të Irakut, të enjten pasdite ka deklaruar se pas çlirimit të rajonet Tel Abte nga pushtimi i grupit terrorist ISIS, për herë të parë është vendosur siguria në kufijtë e këtij vendi me Sirinë. Ai shtoi: "Çlirimi i rajonit Tel Abte ka hapur rrugën për çlirimin e rajoneve Abaxh dhe Kejruvan dhe për të vendosur sigurinë në kufijtë e Irakut dhe Sirisë. Gjatë këtyre operacioneve, grupi terrorist ISIS ka pësuar humbje të mëdha dhe hallka e rrethimit të Mosulit po ngushtohet për çdo ditë e më tepër dhe terroristët e ISIS nuk kanë rrugë tjetër përveç arratisjes ose vrasjes".