Abdullah Saleh: Nuk kemi kurrfarë koalicioni me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37945-abdullah_saleh_nuk_kemi_kurrfarë_koalicioni_me_iranin
Abdullah Sale, ish-presidenti i Jemenit, ka deklaruar: "Unë nuk kam kurrfarë lidhje koalicionesh me Iranin dhe vetëm Arabia Saudite me pretekst të luftës kundër Jemenit ka filluar të krijojë përçarje në këtë vend me pretendimin se myslimanët Huthi (lëvizja Ansarullah) kanë bërë koalicion me Iranin".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2016 04:03 Europe/Tirane
  • Abdullah Saleh: Nuk kemi kurrfarë koalicioni me Iranin

Abdullah Sale, ish-presidenti i Jemenit, ka deklaruar: "Unë nuk kam kurrfarë lidhje koalicionesh me Iranin dhe vetëm Arabia Saudite me pretekst të luftës kundër Jemenit ka filluar të krijojë përçarje në këtë vend me pretendimin se myslimanët Huthi (lëvizja Ansarullah) kanë bërë koalicion me Iranin".

Ali Abdullah Saleh të enjten pasdite në një intervistë me kanalin televiziv BBC, ka shtuar: "Arabia Saudite në Jemen dëshiron të qërojë hesapet me Iranin. Unë nuk kam mosmarrëveshje me Amerikën, as me Bashkimin Evropian por as me sauditët, mirëpo Riadi me pretekst të përballjes me Teheranin, ka filluar ndërhyrjen në punët e brendshme të Jemenit". Ali Abdullah Saleh duke përkrahur Xhon Kerrin, shefin e DASH, për zgjidhjen e krizës në Jemen, deklaroi: "Ai posedon potencialin e duhur për shqyrtimin e krizës, mirëpo plani i tij nuk është një rrugëzgjidhje përfundimtare sepse duhet ndërpritet agresioni ushtarak kundër Jemenit dhe të hiqet bllokada kundër këtij vendi, si dhe emri i Jemenit duhet të hiqet nga paragrafi i shtatë i Kartës së Kombeve të Bashkuara, ndërsa familjarëve të viktimave duhet tu paguhet dëmshpërblim dhe të gjitha forcat saudite duhet të tërhiqen nga territori i Jemenit. Lëvizja Ansarullah kërkon formimin e Qeverisë dhe vendosjen e stabilitetit, ndërsa lidhja e koalicionit tim me ata është vetëm në formë politike dhe forcat e mia po luftojnë përkrah forcave të Ansarullah kundër agresorëve",- theksoi ndër të tjera ish-presidenti jemenas Abdullah Saleh.