Vriten 50 mijë terroristë të ISIS në Siri dhe Irak
Koalicioni ndërkombëtar i ashtuquajtur kundër ISIS me në krye Amerikën ka pretenduar se 50 mijë terroristë të ISIS janë vrarë që nga fillimi i operacioneve të këtij koalicioni në Siri dhe Irak.
Kanali televiziv Sky News në gjuhën arabe njoftoi se të enjten koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS ka raportuar se që nga fillimi i formimit të këtij koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS i përbërë nga 60 vende me në krye Amerikën në shtator të vitit 2014 e deri më tani, janë vrarë mbi 50 terroristë të ISIS në Siri dhe Irak. Megjithatë ky raport pohon se ky numër i terroristëve të ISIS është vrarë nga forcat irakiane dhe siriane dhe jo nga forcat e këtij koalicioni. Ky raport i koalicionit të ashtuquajtur ndërkombëtar kundër ISIS paraqitet në kohën kur funksionarët e Irakut dhe të Sirisë kanë theksuar sulmet e këtij koalicioni nuk janë përqendruar kundër grupit terrorist ISIS, por më tepër kanë shkaktuar viktime në mesin e civilëve.