Vendoset stabiliteti dhe siguria në rajonet lindore të Alepos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37981-vendoset_stabiliteti_dhe_siguria_në_rajonet_lindore_të_alepos
Forcat e ushtrisë së Sirisë kanë vendosur sigurinë dhe stabilitetin në shumicën e rajoneve lindore të Alepos në veri të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 09, 2016 13:33 Europe/Tirane
  • Vendoset stabiliteti dhe siguria në rajonet lindore të Alepos

Forcat e ushtrisë së Sirisë kanë vendosur sigurinë dhe stabilitetin në shumicën e rajoneve lindore të Alepos në veri të Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se njësitet e ushtrisë së Sirisë kanë marrë kontrollin e plotë në rajonet Shejkh Said, Shejkh Lutfi, Balure, Bab Nirab, Bab Hadid, Xhade Khandak, Hamidija, Kadi Asker, Meshatije, Kerem Xhebel dhe Bab Nasr në lindje të Alepos. Forcat e ushtrisë së Sirisë gjithashtu kanë çliruar edhe lagjen Kurum Bari në jug të Alepos. Ndërkohë komanda e dhomës së operacioneve të ushtrisë së Sirisë ka deklaruar se thyerja e terroristëve të Alepo është afër. Forcat e ushtrisë siriane gjithashtu kanë asgjësuar një sulm të terroristëve në bazat e ushtrisë së Sirisë në Tedmur në provincën Homs në Siri dhe kanë vrarë 20 terroristë.