Çlirohet lagjja më e madhe e Mosulit
Forcat e armatosura të Irakut kanë çliruar sot lagjen Al Zohur, që është lagja më e madhe e Mosulit dhe që shtrihet në pjesën lindore të këtij qyteti.
Ahmed Al Asadi, zëdhënës i forcave vullnetare të Irakut, bëri të ditur se këto forca kanë çliruar rajonin Tel Atbe në Mosul dhe kanë vazhduar avancimin drejt këtij qyteti në katër drejtime, duke shkaktuar dhjetëra të vrarë e të plagosur në radhët e terroristëve të ISIS. Ai shtoi se forcat vullnetare të Irakut kanë luajtur një rol kyç në çlirimin e dhjetëra rajoneve të provincës Mosul dhe ndodhen në pararojë të përpjekjeve për çlirimin e këtij qyteti. Nga ana tjetër, komanda operative e forcave irakiane, bëri të ditur se operacioni për çlirimin e Mosulit po zbatohet me sukses në të gjitha drejtimet në bazë të planit të përgjithshëm.