Përfundon faza e parë e operacionit për çlirimin e Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38044-përfundon_faza_e_parë_e_operacionit_për_çlirimin_e_mosulit
Komanda e forcave ushtarake anti-terrorizëm të Irakut njoftoi përfundimin e  fazës së parë për çlirimin e provincës Ninva dhe tha se objektivi i fazës së dytë është avancimi deri në breg të lumit Tigri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2016 03:30 Europe/Tirane
  • Përfundon faza e parë e operacionit për çlirimin e Mosulit

Komanda e forcave ushtarake anti-terrorizëm të Irakut njoftoi përfundimin e  fazës së parë për çlirimin e provincës Ninva dhe tha se objektivi i fazës së dytë është avancimi deri në breg të lumit Tigri.

Gjeneral Abdul’gani Asadi, kreu i kësaj komande ka thënë se me çlirimin e zonave Tamim dhe Gadasie, ka përfunduar faza e parë për çlirimin e qytetit Mosul pjesë e provincës Ninva në Irak. Vetëm disa rajone kanë mbetur pa pastruar nga prania e terroristëve, të cilat pritet të pastrohen sot, ka thënë komandant Asadi. Ai vuri në dukje se forcat irakiane po vazhdojnë avancimet e tyre ndërkohë që ISIS po pëson gjithnjë e më shumë disfata në luftimet me ushtrinë irakiane. Vlen të theksohet se operacioni ushtarak për çlirimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS ka nisur me urdhër të Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut.