Turqia i propozon Rusisë, Kinës dhe Iranit tregti me monedha vendase
Turqia i ka propozuar Rusisë, Kinës dhe Iranit që tregtinë me njëri-tjetrin ta zhvillojnë me monedhat vendase.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Nurudin Xhankeli, zv/kryeministër i Turqisë, të premten ka deklaruar se propozimi i Ankarasë për përdorimin e monedhave vendase në shkëmbimet tregtare me Rusinë, Kinën dhe Iranin është mirëpritur nga aspekti politik dhe bankat qendrore të këtyre vendeve në mënyrë intensive janë duke shqyrtuar këtë çështje. Vlen të theksohet se pas rënies drastike të vlerës së lirës turke përballë dollarit në disa javë të fundit, Turqia ka rritur interesimin për zhvillimin e tregtisë me monedhën e saj "Lirën". Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, ka kërkuar nga qytetarët e Turqisë që për ta forcuar vlerën e lirës, monedhat e huaja t'i shndërrojnë në flori ose në lirë.