Gjermania do të trajnojë ushtarët e Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38152-gjermania_do_të_trajnojë_ushtarët_e_arabisë_saudite
Ambasada e Gjermanisë në Arabinë Saudite ka njoftuar se Gjermania do tu japë trajnime ushtarake oficerëve sauditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 11, 2016 02:45 Europe/Tirane
  • Gjermania do të trajnojë ushtarët e Arabisë Saudite

Ambasada e Gjermanisë në Arabinë Saudite ka njoftuar se Gjermania do tu japë trajnime ushtarake oficerëve sauditë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ambasada e Gjermanisë në Riad me anë të një deklarate ka deklaruar se qëllimi i vizitës së Ursula von der Leyen, ministrja e mbrojtjes së Gjermanisë, në Arabinë Saudite ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes për trajnimin e oficerëve të ushtrisë së këtij vendi. Sipas kësaj deklarate, Fakulteti Ushtarak i Gjermanisë që nga fillimi i vitit 2017 do të pranojë disa oficerë të rinj të ushtrisë së Arabisë Saudite. Muhamed bin Selman, ministri i mbrojtjes së Arabisë Saudite, të enjten në takim me homologen e tij gjermane në Riad, ka shqyrtuar marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për arritjen e kësaj marrëveshje. Kjo vizitë është zhvilluar pasi Sigmar Gabriel, ministri i ekonomisë së Gjermanisë, disa muaj më parë ka paralajmëruar Berlinin të rishikojë eksportin e armatimit në Arabinë Saudite pas ekzekutimit me vrasje të 47 personave në fillim të vitit 2016 ku në mesin e tyre ishte edhe Shejkh Nemr Bagher Al Nemr. Gjermania në atë kohë ndaloi shitjen e disa llojeve të armëve për Arabinë Saudite, mirëpo pas një kohe ato armë i shiti Arabisë Saudite me nënshkrimin e një kontrate disa miliona euro. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në vitin 2015 u radhit në vendin e tretë në listën e vendeve importuese të armëve.