Arena ushtarake e Amerikës
Sekretari amerikan i mbrojtjes deklaroi se në rajonin e Lindjes së Mesme Amerika ka dislokuar 50 mijë forca ushtarake prej të cilëve 5 mijë janë në Irak dhe në Siri.
Ashton Karter në një fjalim të mbajtur dje në konferencën e sigurisë në Manama të Bahrejnit, tha se Amerika ka dislokuar disa sistemeve raketore në vendet e rajonit me qëllim që të parandalohen sulmet kundër aleatëve dhe partnerëve të Amerikës në rajon. Karter tha se Amerika më shumë se kurdoherë tjetër posedon kapacitete dhe fuqi ushtarake dhe tha se në këtë rajon nuk ka asnjë kapacitet tjetër më të lartë sesa Amerika. Amerika në EBA, Arabinë Saudite, Katar, Kuvajt, Bahrejn dhe Oman ka krijuar 21 baza ushtarake. Këto baza janë qendrat m ë të madhe për garantimin dhe pajisjen e ushtrisë amerikane në rajon. Në mesin e vendeve të lartpërmendura vetëm në Kuvajt janë ndërtuar 6 baza ushtarake dhe në këtë mënyrë ky vend i ka dhënë shërbimin më të madh Amerikës. Këto baza janë përdorur për agresionet e Amerikës në rajon siç ishte agresioni kundër Irakut. Amerika ka edhe 6 baza ushtarake në Izrael. Në bazë të marrëveshjes mes regjimit sionist dhe Amerikës ky regjim mund të përdorë armatimet amerikane që ndodhen në bazat amerikane në Izrael në rast se merr leje nga qeveria amerikane. Megjithatë veprimet e Amerikës për të ndërtuar sa më shumë baza ushtarake në rajon, në një farë mënyre ka krijuar garë ushtarake në rajon. Mirëpo me shtimin e veprimeve ushtarake dhe militare të Amerikës në rajon, siguria dhe stabiliteti i rajonit jo vetëm që nuk shtohet por rajoni bëhet gjithnjë e më i ndjeshëm kundrejt nisjes së konflikteve ushtarake. Departamenti amerikan i mbrojtjes njoftoi dërgimin e 200 trupave ushtarake amerikane për të luftuar me grupin terrorist ISIS në Siri. Ashton Karter, sekretari i DAM, i pranishëm në konferencën e sigurisë “ Dialogu në Manama” që mbahet në Bahrejn, tha se 200 trupa amerikane mes tyre shumë konsulentë do tu bashkohen rreth 300 trupave amerikane që ndodhen në Siri. Karter tha se presidenti Obama, javën e kaluar ka dhënë leje për dërgimin e 200 trupave shtesë në Siri. Karter pretendoi se prania e forcave amerikane ka mundur të kufizojë aktivitetin e ISIS. Mirëpo shtimi i numrit të trupave ushtarake në bazat amerikane tek vendet e rajonit, ka shkelur sovranitetin dhe pavarësinë e këtyre vendeve duke i mbajtur ata të nënshtruar. Për këtë arsye shumë ekspertë dhe analistë janë të mendimit se me të tilla veprime Amerika synon të realizojë plane të reja për rajonin e lindjes së mesme. Shembuj të këtyre planeve janë planet Lindja e Mesme e Madhe, apo Lindja e Mesme e Re, me anë të të cilave synohej shpërbërja e vendeve të rajonit dhe përdorimi i forcës ushtarake për realizimin e qëllimeve të caktuara. Por në fund të fundit, siguria dhe stabiliteti i rajonit do të vendoset në atë kohë kur vendet e rajonit të bashkëpunojnë me njëri tjetër in dhe në kohën kur dora e fuqive të huaja në rajon të mos ekzistojë më.