Tedmuri çlirohet pas pushtimit të përkohshëm disa orësh
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38164-tedmuri_çlirohet_pas_pushtimit_të_përkohshëm_disa_orësh
Ushtria e Sirisë me ndihmën e forcave të reja përforcuese dhe sulmeve të avionëve luftarakë rusë, ka arritur të dëbojë terroristët e ISIS nga qyteti Tedmur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 11, 2016 03:26 Europe/Tirane
  • Tedmuri çlirohet pas pushtimit të përkohshëm disa orësh

Ushtria e Sirisë me ndihmën e forcave të reja përforcuese dhe sulmeve të avionëve luftarakë rusë, ka arritur të dëbojë terroristët e ISIS nga qyteti Tedmur.

Faqja informative Parstoday njoftoi se përgjatë disa orëve terroristët e ISIS kishin arritur të avancojnë deri në qendër të qytetit strategjik Tedmur në lindje të provincës Homs, mirëpo forcat e ushtrisë siriane me anë të kundërsulmeve kanë arritur të dëbojnë terroristët e ISIS deri në veri të qytetit Tedmur. Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, terroristët e grupit ISIS kishin arritur të hyjnë në qytetin Tedmur, por pas sulmeve të avionëve rusë janë detyruar të arratisen nga ky qytet. Disa burime të afërta me terroristët kishin njoftuar se grupi terrorist ISIS kishte pushtuar bjeshkën Hajan në jugperëndim dhe kishin avancuar në rajonet ku ndodhen depot e grurit dhe fushat naftore "Arak" në Tedmur. Vlen të theksohet se qyteti antik Tedmur (Palmira) më 20 maj 2015 ishte pushtuar nga terroristët e ISIS, por më 27 mars të vitit 2016 u çlirua nga forcat e ushtrisë siriane.