Sulme ajrore të Turqisë në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38230-sulme_ajrore_të_turqisë_në_veri_të_sirisë
Avionët luftarakë turq në kuadër të operacionit Mburoja e Eufratit, kanë bombarduar 27 pozicione të terroristëve të ISIS në veri të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2016 16:45 Europe/Tirane
  • Sulme ajrore të Turqisë në veri të Sirisë

Avionët luftarakë turq në kuadër të operacionit Mburoja e Eufratit, kanë bombarduar 27 pozicione të terroristëve të ISIS në veri të Sirisë.

Lajmi u bë i ditur nga Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke, i cili deklaroi se në këto sulme janë vrarë të paktën 12 pjesëtarë të ISIS. Operacioni Mburoja e Eufratit nisi më 24 gusht dhe nëpërmjet këtij operacioni, ushtria turke me pretekstin e luftës kundër ISIS, ka dislokuar forcat ushtarake në veri të Sirisë, në një kohë që qëllimi kryesor i Ankarasë është përballja me militantët kurdë në veri të Sirisë, të cilët i konsideron si aleatë të PKK.