Dhjetëra terroristë të ISIS vriten në Telafar të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38254-dhjetëra_terroristë_të_isis_vriten_në_telafar_të_irakut
Forcat vullnetare irakiane kanë vrarë 20 terroristë të ISIS në pjesën perëndimore të qytetit Telafar në provincën Ninva në veri të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2016 17:15 Europe/Tirane
  • Dhjetëra terroristë të ISIS vriten në Telafar të Irakut

Forcat vullnetare irakiane kanë vrarë 20 terroristë të ISIS në pjesën perëndimore të qytetit Telafar në provincën Ninva në veri të Irakut.

Raed Shaker Xhevdet tha se terroristët e ISIS u përpoqën të hyjnë në qytetin Telafar, i cili kohët e fundit është çliruar nga forcat popullore irakiane, por hasën në rezistencën e fuqishme të këtyre forcave duke pësuar një disfatë të rëndë dhe duke lënë pas 20 të vrarë, 43 të plagosur dhe sasi të madhe armësh dhe municionesh. Ndërkohë, autoritetet e policisë irakiane bënë të ditur se forcat e policisë dhe forcat speciale të reagimit të shpejtë të Ministrisë së brendshme, janë futur në qytetin Mosul për të ndihmuar divizionin e nëntë të blinduar të ushtrisë irakiane.