Katari i shqetësuar nga disfata e terroristëve në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38260-katari_i_shqetësuar_nga_disfata_e_terroristëve_në_siri
Ministri i jashtëm i Katarit i cili gjatë më shumë se katër viteve të sundimit të terroristëve në një pjesë të madhe të Alepos, kishte heshtur, pas disfatave të fundit të terroristëve në lindje të Alepos, tashmë shprehet i shqetësuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2016 17:16 Europe/Tirane
  • Katari i shqetësuar nga disfata e terroristëve në Siri

Ministri i jashtëm i Katarit i cili gjatë më shumë se katër viteve të sundimit të terroristëve në një pjesë të madhe të Alepos, kishte heshtur, pas disfatave të fundit të terroristëve në lindje të Alepos, tashmë shprehet i shqetësuar.

Mohamed ben Abdurrahman Al Thani, ministër i jashtëm i Katarit, theksoi se duhen ndihmuar terroristët në Alepo nën mbulesën e ndihmave humanitare për civilët në këtë qytet. Ministri i jashtëm katariot tha se BN ka dështuar në zgjidhjen e krizës në Alepo. Më parë Khaled Al Abud, anëtar i sekretarisë së parlamentit të Sirisë, deklaroi se ndryshimi i raporteve në Alepo në favor të forcave të rezistencës, ka shqetësuar perëndimin e në veçanti Amerikën dhe regjimet diktatoriale arabe, të cilat tashmë po derdhin lot krokodili për banorët e Alepos.