4000 terroristë të ISIS sulmojnë qytetin antik Palmira
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38290-4000_terroristë_të_isis_sulmojnë_qytetin_antik_palmira
Mbi 4000 terroristë të armatosur të grupit takfirist ISIS të dielën kanë sulmuar qytetin antik të Sirisë Palmira dhe kanë bërë përpjekje për ta marrë përsëri nën kontroll këtë qytet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 12, 2016 04:09 Europe/Tirane
  • 4000 terroristë të ISIS sulmojnë qytetin antik Palmira

Mbi 4000 terroristë të armatosur të grupit takfirist ISIS të dielën kanë sulmuar qytetin antik të Sirisë Palmira dhe kanë bërë përpjekje për ta marrë përsëri nën kontroll këtë qytet.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se pavarësisht humbjeve të mëdha që kanë pësuar terroristët e grupit ISIS në qytetin Tedmur (Palmira), ata përsëri po vazhdojnë përpjekjet për të depërtuar në vendbanimet e këtij qyteti. Ushtria e Sirisë është duke zhvilluar luftime të ashpra me terroristët e ISIS për ta mbrojtur këtë qytet. Sipas qendrës Hamimim, grupi terrorist ISIS gjatë javës së kaluar një sasi të madhe të pajisjeve luftarake nga rajone të ndryshme të provincave Raka dhe Dejru-Zur, e ka dërguar në zonat rreth qytetit Palmira dhe gjithashtu rreth 5000 terroristë ka thirrur nga Mosuli për të sulmuar qytetin antik Palmira. Në një raport të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë thuhet se terroristët në sulmet e tyre kundër qytetit Palmira kanë përdoruar një numër të madh të sulmuesve kamikaz dhe të automjeteve me lëndë eksplozive. Sipas këtij raporti, avionët luftarakë të Rusisë gjatë natës së kaluar kanë kryer 64 sulme ajrore kundër pozicioneve të terroristëve në zonat rreth qytetit Palmira ku si pasojë janë vrarë mbi 300 terroristë dhe janë shkatërruar një numër i madh i automjeteve dhe pajisjeve të tyre luftarake. Vlen të theksohet se qyteti antik Tedmur (Palmira) më 20 maj 2015 ishte pushtuar nga terroristët e ISIS, por më 27 mars të vitit 2016 u çlirua nga forcat e ushtrisë siriane.