Zbulohet një varr masiv në jug të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38293-zbulohet_një_varr_masiv_në_jug_të_mosulit
Burimet irakiane kanë njoftuar për zbulimin e një varri masiv në rajonin Shure të Moslulit, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 12, 2016 07:39 Europe/Tirane
  • Zbulohet një varr masiv në jug të Mosulit

Burimet irakiane kanë njoftuar për zbulimin e një varri masiv në rajonin Shure të Moslulit, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat irakiane të sigurisë të dielën kanë zbuluar një varr masiv me 15 trupa në rajonin Shure të Mosulit të cilët ishin vrarë nga terroristët e grupit ISIS. Në javët e kaluara policia e Irakut gjithashtu ka zbuluar 100 trupa të tjerë të varrosur në një varr masiv brenda Fakultetit të Bujqësisë në rajonin Hamam Alil në jug të Mosuluit. Terroristët e grupit ISIS për të krijuar frikë dhe tmerr tek civilët irakianë dhe për të penguar avancimet e ushtrisë së Irakut, kanë ekzekutuar këta persona civilë për të ndaluar bashkimin e tyre me forcat irakiane. Terroristët e ISIS kanë sulmuar me autobomba pozicionet e forcave irakiane në rajonin Tamim në lindje të Mosulit ku si pasojë janë vrarë 26 ushtarakë të këtij vendi.