Qindra opozitarë sirianë dorëzohen në Alepo
(last modified Mon, 12 Dec 2016 13:43:27 GMT )
Dhjetor 12, 2016 14:43 Europe/Tirane
  • Qindra opozitarë sirianë dorëzohen në Alepo

Burimet ruse kanë deklaruar se qindra opozitarë të armatosur të cilët kanë humbur mbi 90% të zonave që mbanin të pushtuara në lindje të Alepos, u janë dorëzuar ushtrisë së Sirisë.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se gjatë ditës së kaluar 728 opozitarë të armatosur sirian që luftonin kundër Qeverisë së Sirisë në lindje të qytet Alepo në veri të këtij vendi, kanë lënë armët dhe janë transferuar në pjesën perëndimore të këtij qyteti. 

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë në vazhdim ka thënë se 13346 civilë sirianë gjithashtu gjatë ditës së kaluar kanë arritur të largohen nga zona nën kontrollin e opozitarëve të armatosur sirianë në lindje të Alepos. Sipas këtij burimi, rreth 50 mijë civilë sirianë gjatë dy ditëve të kaluara kanë arritur të largohen nga Alepo dhe janë vendosur në kampet speciale të refugjatëve.

Ushtarët rusë po vazhdojnë misionin për gjetjen e zbulimin e minave në pjesën lindore të Alepos dhe deri më tani kanë arritur të spastrojnë disa objekte të rëndësishme nga minat dhe lëndët eksplozive. Ushtria siriane aktualisht ka marrë nën kontroll 93 % të zonave në pjesën lindore të Alepos.

Tags