UNICEF paralajmëron për të ushqyerit e keq të fëmijëve jemenas
Fondi i OKB për Fëmijë (UNICEF) ka paralajmëruar se rreth dy milion e 200 mijë fëmijë jemenas vuajnë nga të ushqyerit e keq dhe kanë nevojë për përkujdesje urgjente.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sipas raportit të UNICEF, të paktën 462 mijë fëmijë jemenas vuajnë nga të ushqyerit e keq i nivelit të lartë (SAM) dhe ky nivel ka shënuar rritje me 200% në dy vitet e kaluara. Kjo është në kohën kur 1.7 milion e fëmijëve të tjerë jemenas vuajnë gjithashtu nga të ushqyerit e keq relativ. Sipas raportit të UNICEF, gjendja më e keqe të ushqyerit e keq të fëmijëve jemenas ndodhet në provincat Hadida, Sa'de, Taiz dhe Lahaxh. Gjithashtu mungesa e ujit të pijshëm, kushtet e papërshtatshme higjienike për shkak të bombardimeve të objekteve higjienike dhe shëndetësore të Jemenit nga regjimit Al Saud, si dhe moslejimi i dërgimit të ndihmave humanitare për popullin e Jemenit, ka shtuar mundësitë për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse si kolera në këtë vend. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.