Regjimi Al Khalifa angazhohet të eliminojë rolin e klerikëve
Gjykata e Bahrejnit duke konfirmuar masën e dënimit prej 9 vjet heqje lirisë për sheik Ali Sleman dëshmoi se regjimi Al Khalifa po bën përpjekje të mëdha të eliminojë rolin e klerikëve në skenën politike.
Autoritetet gjyqësore të regjimit Al Khalifa kanë dënuar liderin e organizatës më të madhe politike opozitare të Bahrejnit me 9 vjet burg. Faqja informative e Libanit njoftoi se gjykata e regjimit Al Khalifa të hënën ka konfirmuar akuzuar e pavërteta kundër Shejkh Ali Selman, sekretarit të përgjithshëm të organizatës politike islamike Vefak të Bahrejnit dhe kanë rikonfirmuar dënimin me 9 vjet burg kundër tij. Ndërkohë qindra qytetarë të Bahrejnit janë mbledhur në një protestë në rajonin Daraz dhe kanë protestuar në mbështetje të Shejkh Ali Selman. Ministria e Drejtësisë së Bahrejnit gjithashtu më 14 qershor të vitit 2016, ka pezulluar veprimtarinë e organizatës politike Vefak dhe pastaj Gjykata e Lartë e Bahrejnit më 17 qershor, ka lëshuar verdiktin për shpërbërjen e kësaj organizata më të madhe politike opozitare në Bahrejn. Qytetarët e Bahrejnit kanë protestuar në kohën e gjykimit të sekretarit të përgjithshëm të organizatës politike islame Vefak të Bahrejnit. Qindra qytetarë të Bahrejnit dje në mbrëmje janë mbledhur në një protestë në rajonin Daraz dhe kanë protestuar në mbështetje të Sheik Ali Selman. Gjykata e Bahrejnit zhvilloi një seancë për gjykimin e Sheik Ali Selman. Kjo seancë gjyqësore ishte caktuar të zhvillohej ditë më parë, mirëpo u shty për shkak të nevojës për konsultime më të gjera të trupit gjykues. Vlen të theksohet se Sheik Ali Selman, lideri i organizatës politike Vefak në Bahrejn është arrestuar nga regjimi Al Khalifa në janar të vitit 2015 dhe është dënuar me katër vite burg me akuzë të provokimit të ndjenjave të opinionit publik, mirëpo Gjykata e Apelit në muajin maj të po atij viti ka zgjatur dënimin e tij me 9 vite burg. Bahrejni që nga vitit 2011 po përballet me protesta të gjera qytetare kundër regjimit Al Khalifa për shkak të politikave të dhunshme dhe diskriminuese të këtij regjimi. Qytetarët e Bahrejnit kanë organizuar protesta në rajone të ndryshme dhe kanë dënuar vazhdimin e arrestimit të aktivistëve politikë dhe vazhdimin e përpjekjeve të regjimit Al Khalifa për dënimet e padrejta të klerikëve të këtij vendi sidomos të sheik Ali Selman, klerikut të njohur shiit të këtij vendi. Pjesëmarrësit në këto protesta kanë hedhur slogane kundër regjimit Al Khalifa si "Ne ua kemi thyer forcën tuaj" dhe kanë dënuar shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga regjimi Al Khalifa në këtë vend. Bahrejni që nga vitit 2011 po përballet me protesta të gjera qytetare kundër regjimit Al Khalifa për shkak të politikave të dhunshme dhe diskriminuese të këtij regjimi.