Çlirohet qyteti Alepo, populli sirian feston
Ushtria siriane në formë zyrtare ka njoftuar çlirimin e plotë të qytetit Alepo, i cili më parë kontrollohej nga terroristët.
Ushtria siriane ka njoftuar se me dëbimin e terroristëve nga bastioni i fundit e tyre në qytetit Alepo ky qytet u çlirua pas 5 vitesh. Në qytetin Alepo kishin mbetur vetëm tre bastione të terroristëve në Alepo dhe dje me dëbimin e tyre ushtria siriane ka arritur të marrë në dorë kontrollin e plotë të të gjithë qytetit. Pas çlirimit të qytetit Alepo, me mijëra banorë të këtij qyteti kanë festuar çlirimin duke dalë nëpër rrugë. Ushtria siriane prej 2 ditësh ka nisur një operacion të gjerë në qytetin Alepo kundër terroristëve të këtij qyteti. Mirëpo duke reaguar ndaj këtij operacioni kanalet televizive arabe si Hadith dhe Arabia, kanë pretenduar se ushtria siriane ka nisur vrasjen masive në qytetin Alepo. Ban Ki Moon sekretari i përgjithshëm i OKB duke mbajtur qëndrime të njëanshme dhe duke u bazuar në raport të gabuara dhe mashtruese ka shprehur shqetësimin mbi vrasjen e civilëve nga ushtria siriane. Dejrul Zur dhe Raka mbahen të pushtuar nga terroristët dhe me çlirimin e qytetit Alepo pritet që ushtria siriane të ndërmarrë hapa të tjerë për çlirimin e të gjithë rajoneve të Sirisë nga prania e terroristëve.