Kryengritësit sirianë kërkojnë ndihma nga Amerika dhe Turqia
(last modified Tue, 13 Dec 2016 19:20:35 GMT )
Dhjetor 13, 2016 20:20 Europe/Tirane
  • Kryengritësit sirianë kërkojnë ndihma nga Amerika dhe Turqia

Kryengritësit sirianë që janë larguar nga qyteti Alepo, kanë kërkuar ndihma prej Amerikës dhe Turqisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Abu Ali Sagur, komandant i grupit terrorist të njohur me emrin fronti Shamie në lindje të qytetit Alepo ka kërkuar ndihmë nga Amerika dhe Turqia që të ndërpresin sulmet e ushtrisë siriane ndaj rajoneve lindore të Alepos. Fronti Shamie gjithmonë është mbështetur nga qeveritë e huaja mes tyre Turqia. Shqetësimet e palës turke mbi operacionet e ushtrisë siriane në Alepo, vijnë në kohën kur ushtria siriane pothuajse ka marrë kontrollin e të gjithë qytetit. Turqia që në fillim ka qenë mbështetëse e rebelëve dhe kryengritësve sirianë. Ndërkohë sipas agjencisë Dam Press, grupi i armatosur dhe terrorist Ehrar Sham në Siri pothuajse është shkatërruar plotësisht. Ehrar Sham vepron në provincat Edlib, Alepo, Homse dhe Hamah dhe është një grup i mbështetur financiarisht nga Turqia dhe Katari. Siria prej mëse 5 vitesh përballet me trazira dhe luftë për shkak të sulmeve të grupeve terroriste që mbështeten nga Turqia, Arabia Saudite, Katari dhe Amerika.

 

 

Tags