ISIS mundohet të prodhojë armatime në masë të madhe
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38563-isis_mundohet_të_prodhojë_armatime_në_masë_të_madhe
Sipas të dhënave nga instituti hulumtues mbi armatimet luftarake në Londër, grupi terrorist ISIS në irak është munduar të prodhojë armatime në masë të gjerë ku lëndën e parë e merr nga Turqia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2016 03:43 Europe/Tirane
  • ISIS mundohet të prodhojë armatime në masë të madhe

Sipas të dhënave nga instituti hulumtues mbi armatimet luftarake në Londër, grupi terrorist ISIS në irak është munduar të prodhojë armatime në masë të gjerë ku lëndën e parë e merr nga Turqia.

Sipas një njoftimi të kanalit Press Tv, qendra hulumtuese “ Armatimet luftarake”, në një raport të saj deklaroi: grupi terrorist ISIS duke ruajtur lidhjet e tij brenda në Turqi dhe duke importuar lëndë të parë dhe pajisje për prodhimin e armëve, përreth Mosulit ka prodhuar me dhjetëra mijëra lloje të ndryshme armësh. James Boun drejtori ekzekutiv i kësaj qendre thotë se njëkohësisht me zgjerimin e operacionit të ushtrisë irakiane për çlirimin e qytetit Mosul, grupi terrorist ISIS ka nisur të shfrytëzojë ekspertët e tij të armatimeve për prodhimin e armëve. Sipas tij, për momentin grupi terrorist ISIS ka larguar ekspertët e tij të prodhimit të bombave nga Mosuli dhe i ka transferuar ata në zonat veriore dhe jugore të Sirisë. Kohët e fundit ushtria irakiane në operacionin për çlirimin e Mosulit ka zbuluar disa punishte për prodhimin e lëndëve eksplozive dhe kimike, të cilat u përkisnin grupit terrorist ISIS. Operacioni për çlirimin e qytetit Mosul në Irak ka nisur me urdhër të Hejdar Ebadi kryeministër i Iraku më datë 17 tetor.