Kerry dhe Lavrov diskutojnë mbi situatën në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38566-kerry_dhe_lavrov_diskutojnë_mbi_situatën_në_alepo
Ministri i jashtëm i Rusisë dhe Sekretari amerikan i Shtetit në një bisedë telefonike analizuan situatën në Alepo të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2016 03:43 Europe/Tirane
  • Kerry dhe Lavrov diskutojnë mbi situatën në Alepo

Ministri i jashtëm i Rusisë dhe Sekretari amerikan i Shtetit në një bisedë telefonike analizuan situatën në Alepo të Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Itartass të lajmeve, shefat e diplomacisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Rusisë, në bisedën telefonike të zhvilluar dje kërkuan largimin e terroristëve nga Alepo. Në këtë bisedë telefonike Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë tha: Qeveria e Sirisë prej kohësh është mundur të krijojë rrugët për daljen e terroristëve nga qyteti Alepo, mirëpo grupet terroriste të ndikuar nga fronti Nusra nuk kanë pranuar largimin dhe kanë shkelur armëpushimin. Nga ana e tij, John Kerry është zotuar se do të përpiqet të bindë ato grupe të cilët kanë kundërshtuar kërkesën e KS të OKB për të rinisur bisedimet mes palëve siriane. Në vazhdim të bisedës së tyre telefonike shefat e diplomacisë së Amerikës dhe Rusisë diskutuan edhe mbi gjendjen në Jemen dhe në Libi. Siria përballet me sulmet e grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre që janë kundër presidentit Bashar Asad, që prej vitit 2011. Ushtria siriane ditën e martë shpalli çlirimin e qytetit Alepo në veri të Sirisë, qytet që mbahej i pushtuar prej mëse 5 vitesh nga grupet terroriste.