Vriten 70 terroristë në Irak
Ministria e Mbrojtjes e Irakut bëri të ditur se në sulmin ajror të forcave irakiane në perëndim të Mosulit, janë vrarë të paktën 70 terroristë të ISIS.
Kjo ministri me anë të një komunikate bëri të ditur se forcat ajrore irakiane në bashkëpunim me shërbimin informativ të ushtrisë së Irakut, kanë bombarduar qendrën komanduese të ISIS në perëndim të rajonit Tel Atbe, në perëndim të Mosulit, duke vrarë mbi 70 terroristë të ISIS, 20 prej të cilëve krerë ushtarakë të këtij grupi terrorist. Qëllimi i takimit të komandantëve të ISIS në këtë rajon ishte planifikimi i një sulmi terrorist kundër forcave irakiane. Nga ana tjetër, forcat qeveritare të Irakut kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në dhjetë fshatra në perëndim të qytetit Tel Afar në provincën Ninva, duke i dëbuar terroristët nga këto fshatra.