Vriten 70 terroristë të ISIS në perëndim të Mosuli
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38680-vriten_70_terroristë_të_isis_në_perëndim_të_mosuli
Ministria e Mbrojtjes së Irakut ka njoftuar për vrasjen e 70 terroristëve gjatë sulmit ajror të ushtrisë së Irakut në perëndim të Mosulit në veri të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Dhjetor 16, 2016 06:36 Europe/Tirane
  • Vriten 70 terroristë të ISIS në perëndim të Mosuli

Ministria e Mbrojtjes së Irakut ka njoftuar për vrasjen e 70 terroristëve gjatë sulmit ajror të ushtrisë së Irakut në perëndim të Mosulit në veri të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Beratha njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Irakut të enjten ka deklaruar se forcat ajrore të ushtrisë së Irakut pas mbledhjes së informacioneve të sakte nga inteligjenca e ushtrisë së Irakut, ka sulmuar selinë komanduese të ISIS në perëndim të rajoni Tel Abata në perëndim të Mosulit ku mbahej një mbledhje e terroristëve. Gjatë këtij sulmi janë vrarë të paktën 70 terroristë të ISIS në mesin e tyre edhe 20 krerë të këtij grupi terrorist. Qëllimi i terroristëve në këtë mbledhje ishte shqyrtimi i planit të operacioneve terroriste kundër forcave irakiane. Nga ana tjetër, forcat e Qeverisë së Irakut në kuadër të operacioneve të mëdha për çlirimin e qytetit Mosul, kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në 10 fshatra në perëndim të qytetit Tel Afar në provincën Ninva dhe kanë çliruar këto fshatra. Forcat irakiane gjithashtu kanë marrë nën kontroll autostradën kyçe  e cila e lidh qytetin Tel Afar me qytetin Tel Abata. Terroristët e shfrytëzonin këtë rrugë për transferimin e pajisjeve luftarake.