Hamas thekson nevojën e unitetit të grupeve palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38800-hamas_thekson_nevojën_e_unitetit_të_grupeve_palestineze
Anëtari i Rezistencës Islamike Palestineze Hamas ka theksuar nevojën për unitetin e grupeve palestineze.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2016 07:42 Europe/Tirane
  • Hamas thekson nevojën e unitetit të grupeve palestineze

Anëtari i Rezistencës Islamike Palestineze Hamas ka theksuar nevojën për unitetin e grupeve palestineze.

Qendra Informative e Palestinës njoftoi se Mahmud Zahar, anëtar i lartë i Hamas, të premten në ceremoninë e 29 vjetorit të themelimit të kësaj lëvizje të zhvilluar në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, ka theksuar nevojën për zbatimin e marrëveshjeve të arritur në fushën e pajtimit kombëtar mes grupeve palestineze dhe deklaroi se uniteti arrihet vetëm me qëndrimin e popullit palestinez. Mahmud Zahar tha se lirimi i të burgosurve palestineze është qëllimi kryesor i Hamasit dhe i grupeve të tjera palestineze dhe shtoi se rezistenca në forma të ndryshme, është e drejtë e popullit të Palestinës dhe armët e rezistencës do të vazhdojnë të drejtohen kundër armikut.  Në vazhdim, Mahmud Zahar kërkoi nga Mahmud Abas, kreu i AAP, që të anulojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me regjimin sionist duke përfshirë edhe marrëveshjen e Osllos dhe t'u japë fund të gjitha bashkëpunimeve me këtë regjim në fushën e sigurisë.