Kthimi i mijëra civilëve sirianë në pjesën lindore të Alepos
(last modified Sat, 17 Dec 2016 06:43:35 GMT )
Dhjetor 17, 2016 07:43 Europe/Tirane
  • Kthimi i mijëra civilëve sirianë në pjesën lindore të Alepos

Burimet ruse kanë raportuar se njëkohësisht me kthimin e qetësisë në shumicën e rajoneve në Alepo të Sirisë, mbi 7000 mijë civilë sirianë janë kthyer në pjesën lindore të Alepos.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar përfundimin e operacioneve ushtarake për çlirimin e pjesës lindore të Alepos nga pushtimi i terroristëve dhe ka thënë se 3056 persona të armatosur janë dorëzuar në Alepo dhe janë amnistuar nga ana e Qeverisë së Sirisë. Njëkohësisht me këtë, një funksionar sirian i cili dëshiroi të mbetet anonim, ka deklaruar se operacionet për evakuim e pjesës lindore të Alepos do të rifillojnë menjëherë pasi të merret leja për largimin e personave të plagosur nga fshatrat Foua dhe Kefarja në provincën Edlib në veriperëndim të Sirisë. Ndërkohë, grupi terrorist Fronti për Çlirimin e Shamin ka rënë dakord për largimin e personave të plagosur nga dy fshatrat Foua dhe Kefarja në provincën Edlb. Burimet siriane gjithashtu kanë njoftuar se nga një shpërthim në një stacion policie në Damask, kryeqytetin e Sirisë, janë vrarë tre persona dhe janë plagosur katër të tjerë.

Tags