Turqi: Sulmi me bombë vret 13 dhe lëndon dhjetëra të tjerë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38815-turqi_sulmi_me_bombë_vret_13_dhe_lëndon_dhjetëra_të_tjerë
Ushtria turke ka njoftuar se 13 persona janë vrarë dhe 48 të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi të një veture bombë që ka pasur cak një autobus, i cili bartte personal ushtarak, në qendër të qytetit Kayseri, më 17 dhjetor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 17, 2016 11:46 Europe/Tirane
  • Turqi: Sulmi me bombë vret 13 dhe lëndon dhjetëra të tjerë

Ushtria turke ka njoftuar se 13 persona janë vrarë dhe 48 të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi të një veture bombë që ka pasur cak një autobus, i cili bartte personal ushtarak, në qendër të qytetit Kayseri, më 17 dhjetor.

Të lënduarit janë transportuar në një spital për trajtim të mëtutjeshëm, thuhet në njoftimin e ushtrisë, duke shtuar se me gjasë në mesin e të lënduarve ka edhe civilë.

Pamjet filmike tregojnë se autobusi është shkatërruar pothuajse i tëri nga shpërthimi.

Shpërthimi në Kayseri ndodhi një javë pasi 44 persona janë vrarë në dy sulme në Stamboll, përgjegjësinë e të cilit e kanë marrë militantët kurdë.

Zëvendëskryeministri, Veysi Kaynak, në një paraqitje televizive ka thënë se shpërthimi në Kayseri është “fatkeqësisht i ngjashëm” me sulmet në Stamboll.

Turqia është përballur me sulme vdekjeprurëse me bomba gjatë tërë vitit 2016, shpërthime këto që kanë marrë jetën e dhjetëra njerëzve. Për këto sulme fajin e kanë marrë edhe militantët kurdë dhe pjesëtarët e grupit terrorist ISIS.