Rihapet pikë-kalimi kufitar Rafa
(last modified Sat, 17 Dec 2016 14:12:18 GMT )
Dhjetor 17, 2016 15:12 Europe/Tirane
  • Rihapet pikë-kalimi kufitar Rafa

Burime mediatike kanë njoftuar për rihapjen e pikë-kalimit kufitar Rafa për një periudhë treditore.

Sipas Qendrës palestineze të lajmeve, funksionarët egjiptianë kanë hapur pikë-kalimin kufitar Rafa që gjendet në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit. Qeveria egjiptiane javën e kaluar kishte hapur këtë pikë-kalim kufitar dhe mijëra palestinezë kanë shfrytëzuar atë për nevojat e tyre. Regjimi sionist nga viti 2007 ka ashpërsuar rrethimin e Rripit të Gazës, duke mos lejuar futjen e gjërave më elementare për jetesë. Egjipti po ashtu mban të mbyllur këtë pikë-kalim kufitar të cilin e hap herë pas here.

 

Tags