Vazhdojnë operacionet e forcave irakiane për çlirimin e Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38836-vazhdojnë_operacionet_e_forcave_irakiane_për_çlirimin_e_mosulit
Forcat irakiane kanë sulmuar pozicionet e grupit terrorist ISIS në zonën e spitalit Zahravi në lindje të Mosulit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2016 13:21 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë operacionet e forcave irakiane për çlirimin e Mosulit

Forcat irakiane kanë sulmuar pozicionet e grupit terrorist ISIS në zonën e spitalit Zahravi në lindje të Mosulit.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se forcat e përbashkëta irakiane gjatë operacioneve të tyre kanë çliruar rajonin Mothana në qytetin Moaul. Forcat vullnetare popullore kanë shkatërruar edhe disa automjete luftarake të terroristëve në rajonin Shari'a në perëndim të Tal Afar. Në operacionet e forcave irakiane në jugperëndim të Mosulit në veri të Irakut janë vrarë 100 terroristë të grupit ISIS dhe janë shkatërruar disa automjete luftarake të terroristëve.